Lajmet e fundit

Berisha: Referendumi, përgjigje ndaj kokëfortësisë së Qeverisë

Deputeti i  Kuvendit nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë për Gazetën Blic se vetëm Referendumi mund t’i përgjigjet mënyrës së sjelljes së Qeverisë.

Sipas tij, politikanët ecin e ndërrohen, kurse Kosova mbetet, së bashku me banuesit e saj.

Ja deklarata e tij e plotë:

Isa dhe Hashimi nëse për interesa personale dhe partiake kanë bërë koalicion, ata nuk kanë mandat që ta kthejnë Serbinë në Kosovë. Reflektoni sa nuk është bërë vonë për ju dhe për vendin. Politikanët vijnë e shkojnë, ndërsa Kosova mbetet këtu bashkë me qyetatarët e saj. Me këtë dua të them, sovran i këti vendi është populli dhe vetëm populli. Referendumi është përgjigje në kokëfortësinë e kësaj Qeverie, e cila e ka futur vendin në kaos. /Gazeta Blic

Leave a Reply

Your email address will not be published.