Deputeti i Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, nuk ka të ndalur së reaguari ndaj dy partnerëve të koalicionit.
Berisha në reagimin e tij të radhës ka vlerësuar se Hashim Thaçi e Isa Mustafa po na kujtojnë vitet e ’80-ta, kohë kur u patën persekutuar mbi 500 mijë qytetar shqiptar të Kosovës, të cilët atëkohë ishin arrestuar, burgosur, izoluar e torturuar nga regjimi i atëhershëm i Millosheviqit.
Ja postimi i tij i plotë:
Pararoja e “Zajednices” Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, po perdorin të njëjtën metodë që u zbatua gjatë viteve ’80 ku mbi 500 mijë shqiptare u paten persektutuar nga regjimi i serbisë me burgosje, izolime dhe turturime pse kerkonin Republikën ndersa gjatë viteve 90 u shtuan largimet masive të shqiptarëve nga Kosova,ku rreth 500 mijë shqiptarë ikën drejt perendimit. Ate botë shërbëtorët e Sërbisë patë nxjerrë shumë deklarata kunder “nacionalizmi e seperatizmit e irrendentizmit,,njejte si u kerku dje. Ndersa edhe sot vazhdon i njejti avaz nga politikan te varur e te nenshtruar te Vuciçit, te cilet per realizimin e “Zajednices” presekutojnë qytetarët, burgosin të zgjedhurit e qytetarëve, deputetët. Krizën sociale e kanë krjuar me qellim per largimin sa me shumë qytetarëve nga Kosove siç ndodhi ne fillim te ketij viti ku 200 mijë qytetarë u larkuan nga vendi. Ky eshte nje plan për te realizuar projketin e kthimit te Sërbisë ne Kosove. Pararojes se “zajednices” i themi se as ateherë nuk kanë mundur ta nenshtrojnë shqiptarin as sot nuk dot te arrijnë te nenshtrojnë sepse jemi ne rrugen e Zotit dhe ligjit dhe fundin do ta keni si patronat e juaj te dikurshem. ZAJEDNICA NUK KLON…
Z.B