Njohësja e zhvillimeve politike në vend, Besa Luzha ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvend. Ajo në një shënim në Facebook thekson se është pushteti ai i cili po e provokon dhe po e acaron situatën.
Ky është shënimi i plotë i saj:
Insistimi i pozitës për të mbajtur seancën në këto rrethana dhe pa ndonjë ofertë serioze për zgjidhje është provokim dhe shkuarje kah acarimi i situatës. Kurse insistimi i opozitës që të ofrohet vetëm tërheqja nga të dy marrëveshjet për të zhbllokuar kuvendin është poashtu pozicionim i skajshëm. DUHET NJË PROCES DIALOGIMI SERIOZ DHE MARRËVESHJE POLITIKE E CILA I AFRON TË DY PALËT NË NJË ZGJIDHJE TË NDËRMJETME ME KOMPROMIS NGA TË DY ANËT .
Politika megjithatë është art i së mundshmes!