Lajmet e fundit

Besa Luzha: Thaçi nuk ka kredibilitet, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

besa luzhaBesa Luzha nga shoqëria civile, ka deklaruar se situata është polarizuar mjafë, ku kemi dy anë, njëra planifikon festë kurse ana tjetër është e pakënaqur.
“Por një e mirë është këtu se njerëzit mund të shprehin pakënaqësinë e tyre, pra respektohet mendimi ndryshe”.
“Thaçi do të provojë ta mbyllë këtë proces, i cili duhet të ndodhë në kuvend, kjo është demokratike nëse ata vendosin me vullnetin e tyre të lirë”.
Luzha ka thënë për Klan K të ketë vërejtur shqetësim edhe në prononcimin e z.Thaçi.
“Lista “Sprska” nuk i ka punët mirë, pasi ajo është kafshatë e vështirë në këtë moment, pasi thuhet se ata kërkojnë njërin nga postet kyçe”.
“Apelojë që nesër të jetë një protestë dinjitoze por e qetë, qytetaria shprehet ashtu, nuk ka nevojë për dhunë”, ka thënë Luzha.
Ajo ka thënë se beson që qytetarët e dinë se sa kemi pasur vështirësi për të ardhur deri këtu.
“Është normale kjo situatë, të dyja palët duan ta kenë pushtetin, por kjo varet e duan për vete apo për rregullimin e jetës së qytetarit”.
“Zgjedhjet janë të pashmangshme, u bë ose jo Thaçi president, në mënyrë që situata të qetësohet. E kjo duhet të bëhet në parlament”.
“Thaçi nuk ka kredibilitet. Mendoj që thirrja e tij të festohet nga shtëpitë e tyre është e mirë, pasi që situata mund të përshkallëzojë”.
“Edhe unë do të jem pjesë e protestës, por ne do të thërrasim në qetësi. Duam ta ruajmë popullatën pasi nuk kemi nevojë të luftojmë me vetveten”.
Luzha ka thënë se kjo situatë nuk është diçka dramatike, shkohet në zgjedhje maten forcat, njerëzit mund të zgjedhin për ndryshim, mund të votojnë përsëri njësojë.
“Ju bëjë thirrje qytetarëve që për zgjedhjet e ardhshme të maten mirë, para se të vendosin kënd ta votojnë. Fryma Rugoviane ka rënë tash në ujë, këtë e ka parasysh gjithkush sepse në këtë situatë nuk bëhet fjalë për këtë frymë”, ka thënë Luzha.
(Kosova Sot)

Leave a Reply

Your email address will not be published.