Me 13 gola të shënuar dhe dhjetë asistime, Besart Ibraimi është zgjedhur si futbollisti më i mirë i pjesës së parë të kampionatit në Maqedoni.
Paraqitjet e tij të mira për Shkëndijën në sulm kanë bërë të lehtë këtë zgjedhje, shkruan Macedonianfootball.
Ai ka krijuar raste, asistuar, ka shënuar, pra ka qenë i pandalshëm për kundërshtarët dhe për këtë më së miri flasin statistikat. Ai në 18 ndeshje ka realizuar këto 13 gola dhe dhjetë asistime. Kështu ai është lojtari më me vlerë nga të gjithë në pjesën e parë të sezonit, transmeton Klan Kosova.