Presidenti i klubit të Stambollit Beshiktash, Ahmet Nur Cebi ka konfirmuar se skuadra e tij ka bërë një ofertë për mesfushorin ofensiv të Atletico Mineiros, Ronaldinho, bën të ditur “Goal.com”.
Ish-futbollisti më i mirë në botë ka më pak se gjashtë muaj deri në përfundim të kontratës m klubin brazilian. Ronaldinho, 33-vjeçar, së fundi me Atletico Mineiron fitoi Copa Libertadores. “Ne kemi bërë një ofertë te Atletico Mineiro dhe jemi në pritje të përgjigjes”, ka thënë Cebi.
Trajneri i Beshiktashit, kroati Sllaven Biliq ka thënë se skuadra e tij po interesohet për të sjellë Ronaldinhon dhe se me të ekipi do të kalonte në nivel tjetër.