Lajmet e fundit

Besnik Bislimi i VV-së vjen me një analizë për demarkacionin

Deputeti  nga radhët e Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, thotë se pas konsultimeve me ekspert të Gjeodozisë, kanë ardhur në përfundim të gjetjes së arsyes se si kemi ardhur deri te marrëveshja e dëmshme  për demarkacion me Malin e Zi.

Beslmi përmes një postimi në rrejtin social Facebook,  ka sqaruar në hollësi mbi atë se si ka ardhur deri të kjo marrëveshje.

Ky është postimi i plotë i Bislimit:

Sot pata një takim shumë të frytshëm me prof. Përparim Ahmetin, shef i katedrës së Gjeodezisë në Universitetin e Prishtinës, me të cilin u konsultova mbi detajet e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Ky takim ishte si përgjigje ndaj ftesës publike që profesori i nderuar i ka bërë përfaqësuesve të të gjitha partive politike parlamentare të interesuara për trajtim serioz të problematikës së demarkacionit. Për këtë gatishmëri të tij i falenderohem publikisht në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje!

Pas këtij takimi, e kuptojë shumë më mirë se cilat kanë qenë arsyet që kanë kontribuar në arritjen e një marrëveshje të tillë çfarë e kemi për momentin. Në vijim, krejt shkurtimisht disa nga të gjeturat kryesore (ka hapësirë për shumë më tepër konsultime dhe konstatime) që unë arrita të identifikoj pas takimit.
• Në negociatat me Malin e Zi në fakt nuk ka patur fare negociata. Pala kosovare është dakorduar që të gjithë “barrën” e logjistikës dhe gjetjes apo propozimit të linjës kufitare t’ia lë në dorë Malit të Zi, ofertë kjo e pranuar me kënaqësinë më të madhe nga pala malazeze.
• Dokumentacioni të cilën sot komisioni ynë e disponon si gjoja të konsultuar gjatë negociatave, në pjesën më të adhe është jovalid, meqë as nuk ka të bëjë fare me linjën kufitare. Ndërsa hartat e pylltarisë që dëshmojnë se qindra hektarë tokë, të mbuluara me pyje janë menaxhuar nga pala kosovare, nuk janë shfrytëzuar fare, edhe pse kanë qenë të disponueshme.
• Deklarata e kryeministrit Mustafa se asnjë parcelë toke që ka dokumente kadastrale në pronësi të banorëve të Kosovës nuk ka mbetë jashtë territorit të Kosovës, është shumë qëllimkeqe meqë synon mashtrimin e opinionit publik. Në fakt, mes Kosovës dhe Malit të Zi, janë mbi 100.000 hektarë tokë për të cilat asnjëra palë nuk disponon me dokumente valide kadastrale. Kjo për arsye se territori ka qenë joatraktiv dhe i mundimshëm për të përfunduar evidentimin kadastral. Kjo nënkupton se Mali i Zi, thjesht ka propozuar një linjë kufitare që ka lënë brenda territorit të Malit të Zi secilën pjesë për të cilën asnjëra pale nuk ka dokumente kadastrale (po besoj me idenë që pastaj do gjindet kompromisi diku në mes). Në vend se ne t’i dokumentojmë z. Mustafa që ka prona me dokumente kadastrale kosovare që kanë mbetur në anën e Malit të Zi, le të përpiqet vetë kryeministri të gjejë një pronë të vetme që ndodhet në pjesën e kontestuar dhe për të cilën Mali i Zi mund të dokumentojë që me kadastër i takon atyre.
• Pala kosovare në asnjë moment nuk ka kërkuar nga pala e kundërt që të argumentojë se toka e mbetur në Mal të ZI është pronë kadastrale e Malit të Zi. Pak “dokumente” të pronësisë të “prezantuara” nga pala malazese në fakt janë dokumente të shkruara në kompjuterë, por që nuk paraqesin documente valide zyrtare. Pala Kosovare ka qenë e njohtuar se malazezët nuk mund të argumentojnë që toka e pretenduar nga ata edhe është pjesë e Malit të Zi, por nuk kanë insistuar fare në këtë, duke shkelur rëndë interest vitale të Republikës.
• Në Malin e Zi ka edhe shumë territore tjera krejt në brendësi të vendit të cilat fare nuk janë të mbuluara me kadastër, dhe sipas logjikës së kryeministrit tonë, ne do të kishim njejtë të drejta si Mali i Zi të pretendojmë ato regjione. Madje edhe ne brendësi të Kosovës ka regjione që fare nuk janë mbuluar me kadastër. Shembull është vendi LEZ në komunën e Prizrenit që ka mbi 300 hektarë, por nuk është fare i përfshirë me kadastër.
• Isa Mustafa është i informuar për të gjitha shkeljet dhe papërgjegjësitë e komisionit kosovar për demarkacion, por me një arrogancë të pakuptimtë ka refuzuar të bëjë një kontrollë të dytë të punës së komisionit nga ana e ndonjë trupe të pavarur dhe të përbërë nga ekspertët. Dokumentacioni i palës Kosovare dhe mënyra e “negociimit” nuk mund t’i rezistojë as edhe një komisioni të pavarur gjysëmprofesional.
• SI kryeministër i vendit, z. Mustafa është i obliguar të lëvizë çdo gurë për të shmangur çdo dyshim eventual në profesionalitetin e komisionit kosovar të demarkacionit. Insistimi i tij që të tjerët duhet të bëjnë punën e tij, të shkojnë tek ai, të sjellin dëshmi, dhe të kujdesen për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe të territorit është tipik për filozofinë e tij të udhëheqjes. Ai do të duhej që urgjentisht të kërkojë një ekspertizë të pavarur dhe bazuar në rezultatet e kësaj ekspertize të iniciojë procedurat për përgjegjësi penale të personave që kanë vënë në rrezik jo vetëm interest strategjike të vendit, por edhe qëndrueshmërinë e institucioneve vitale. Kjo meqë mënyra e egociimit” të demarkacionit me Malin e Zi është njëri prej dy faktorëve kryesor që ka kontribuar në bllokadën institucionale në vend.
• Në hartën e bashkangjitur vërehet shumë mirë e gjithë pjesa e territorit mes Kosovës dhe Malit të Zi (segmentet me ngjyrë të zezë në hartë) , e cila nuk është fare e mbuluar me kadastër, por e cila në tërësi ka mbetur në anën e Malit të Zi, edhe pse asnjë parcelë nuk është dokumentuar që i takon shtetit fqinjë.

foto e Besnik Bislimi   

Leave a Reply

Your email address will not be published.