Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Besnik Bislimi nuk ka mundur të hyjë në Kuvend. Ai ka mbetur i vetmuar në hyrje të Kuvendit, pasi që nuk është lejuar nga Policia që të hyjë brenda.
Siç raportojnë gazetarët e KosovaPress-it, arsyeja pse Bislimi është ndaluar që të hyjë brenda është se ai ka refuzuar që të kontrollohet nga Policia.