Lajmet e fundit

Besnik Tahiri: Hendeku i komunikimit ndërqeveritar godet decentralizimin funksional

Në kuadër të programit Akademia për Qeverisje Lokale, në Shkup të Maqedonisë, Drejtori i Institutit për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri me bashkëpunëtor dhe me përfaqësues të pushtetit lokal, atij qnedror dhe të shoqërisë civile nga Kosova, realizoi takime të ndara me Ministrin e Vetëqeverisje Lokale të Maqedonisë, Lirim Shabani dhe drejtoreshën ekzekutive të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë (BNJVL), Dusica Persic.
Në takim me ministrin Shabani u diskutua lidhur me procesin e decetralizimit dhe reformës në qeverisjen lokale. Në fokus u fol për planifikimin, koordinimin dhe zbatimin e politikave në mes nivelit qendror, regjional dhe atij lokal.
Me këtë rast z. Besnik Tahiri, drejtor ekzekutiv i Institutit KLGI theksoi se në procesin e decentralizimit dhe reformës së qeverisjes lokale ekziston një hendek në komunikimin ndërqeveritar. Pra komunikimi ndërqeveritar është aspekt kritik i pushtetit të efektshëm lokal – pa struktura të efektshme dhe efikase të komunikimit, pjesëmarrja e pushtetit lokal në diskutimin dhe hartimin e politikave dhe rregulloreve shtetërore nuk do të jetë e efektshme, dhe zbatimi i rregulloreve dhe politikave të qeverisë qendrore lidhur me pushtetin lokal mund të rezultojë me zbatimin e pabarabartë apo të pjesshëm të legjislacionit, që do të rezultonte me kufizimin e efektshmërisë së tyre.
Përderisa nuk ndodh një rishikim i thellë i cili do të kryhej sistematikisht, sektor për sektor, dhe fushë funksionale për fushë funksionale, entitetet e qeverisë komunale, si dhe nacionale do të vazhdojnë të operojnë në errësirë, duke çuar në konfuzion, duke paralizuar kështu iniciativat dhe me mungesën e llogaridhënies në dy nivelet e qeverisë.
Nga takimi me znj. Perisic, drejtoreshë ekzekutive e BNJVL-së, u fol për rolin e këtij mekanizmi në procesin krijimin dhe forcimin e mekanizmave përgjegjës për mbështetjen dhe bashkëveprimin me komunat, duke përfshirë në mënyrë të veçantë: (i) mekanizmat për ndihmë teknike, aftësim dhe këshillim të komunave; (ii) bashkërendim, dhe sisteme të rrjetëzimit të njohurive; si dhe (iii) sisteme të informimit dhe monitorimit për të siguruar respektimin e standardeve.
Nga diskutimet ishte konkludin i përbashkët se mungesa e koordinimit në mes institucioneve rrezikon ta kthej qeverisjen lokale në një mekanizëm brisht duke rrezikuar në tërësi ofrimin e shërbimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Pra qeverisja lokale ka nevoj për bashkërendim të politikave në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar, të planifikimit, zabatimin dhe monitorimit. Kjo do të siguronte një kuadër të gjerë brenda të cilit funksionojnë proceset kryesore të qeverisjes atij të planifikimin financiar dhe të politikave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.