Lajmet e fundit

Besnik Tahiri: Lirimi i urës duhet të ndodh sot

Anëtari i Kryesisë së AAK’së, Besnik Tahiri ka kërkuar të hiqet sot bllokada mbi urën e limit Ibër në Mitrovicë.
Ai ka thënë se nëse nuk lirohet sot ura qysh është dhënë njoftimi i BE’së atëherë dialogu në Bruksel s’ka më kuptim.

Lexojeni të plotë reagimin

Kufiri në mes të Mitrovicës së Veriut dhe Mitrovicës së Jugut është i përcaktuar në mënyrë shumë të qartë në aspektin ligjor dhe formal. Ligji për kufijtë administrativ të komunave i miratuar më 20 shkurt 2008 (nr.03/L-041) e përcakton shumë qartë se kufiri në mes të këtyre dy komunave duhet të kalojë nëpër zonën katastrale të Suhodollit.

Cka po ndodh në ndërkohë. Beogradi synon që përmes ndarjes përgjatë vijës së lumit të bëjë ndarje gjeografike në kurriz të qytetarëve shqiptar të Mitrovicës. Qasja e Beogradit është puro politike dhe synon që duke mos e zbatuar një marrëveshjeje shumë minimale të sabotojë zbatimin e marrëveshjeve tjera për të vazhduar me agjenda të tjera sigurisht jo në të mirë të qytetarëve të Mitrovicës. Poashtu, synimi tjetër është hapja e Dokumentit të Ahtisaarit në menyrë që të defunksionalizohet edhe me shumë vendi ynë.

Roli i komunës/zgjidhja?

Komuna e Kryetari i saj A. Bahtiri, nuk mundet ta ndryshojë kufirin administrativ. Kufijtë adminsitrativ të komunave mund të ndryshohen vetëm sipas nenit 10 të këtij Ligji. Cfarëdo trysnie që bëhet ndaj komunës është humbje kohe në këtë drejtim.

Komuna dhe Kryetari i saj ka të drejtë të nënshkruajë memorandume për bashkëpunim ndërkomunal për cështje të tjera, shkëmim të projekteve në fushën e arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, kulturës etj..por jo për ndryshim të kufinjve.Kufinjtë mund ti ndryshojë vetëm kuvendi i Kosovës.

Zgidhja prandaj është e thjeshtë. Brukseli zyrtar duhet të bëjë trysni serioze ndaj Beogradit që Kryetari i Komunës Mitrovicë e Veriut të nënshkruajë lirimin e Urës së Ibrit dhe të lejohet qarkullimi i lirë i qytetarëve të Mitrovicës. Po qe se kjo gjë nuk ndodh sot në mesditë, kur kalon afati shtesë i dhënë nga Brukseli dhe Washingtoni, dialogu në Bruksel më nuk ka kuptim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.