Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, politikan nga Malisheva me karrierë disa vjeçare në politike, thotë se shumicën e kohës e kalon duke u marr me punët në parti, po del të jetë edhe notar i zoti, një familjar i përkushtuar dhe adhurues i leximit.
Ai në një intervistë ekskluzive për Indeksonline, ka rrëfyer se si ishte fëmijëria e tij, si nis dita e tij, si e kalon kohën e lirë, çfarë pëlqen të hajë, dhe se me cilin politikan do të donte t’i kalonte pushimet.
Limaj duke folur për një ditë të tij të zakonshme ka thënë se zakonisht zgjohet në orën 08:30-09:00, për të vazhduar me aktivitetet ditore deri në pasdite, e që dita e tij mbaron rreth orës 03:00-04:00 me lexim të ndonjë libri.
Shikojeni videon dhe kuptojeni se me cilin nga politikanët në Kosovë dhe Shqipëri, Fatmir Limaj do të kalonte një javë pushim të obligueshëm.