Lajmet e fundit

Bestrim Alijaj : Kur shumica përkulet para pakicës!

Do ta nisi me një thënje të madhit, Hasan Prishtina.
“Dy duar për kokën, koka për atdheun”

Kur shumica përkulet para pakicës!!
Dy fjalë, për djemt dhe vajzat që po mundohen me çdo kusht, t’a parandalojnë KRIJIMIN E REPUBLIKËS SERBE, NË KOSOVË.
-Mbahuni, kokën lartë, se vetëm kokëlartit i ka hije LIRIA!!
-Në luftë, ka qenë një numër modest i ushtarëve, por me një ideal!! – Daut Demaku, do të thoshte, “Kur të niset njeriu në jetë të vijë, pak duhet të mendojë për pasuri, pak me shumë për shëndet e gjalleri, e shumë me shumë për trrimeri, sepse trrimit, edhe sëmundja i frigohet, edhe fatkeqësija i largohet, armiku prej trrimit tmerrohet, vetëm trrimit i ka hije LIRIA”.
-As luftën nuk e kanë përkrah të gjithë, ka pasur skeptik, por edhe që janë tallur me UÇK-në, por në fund, gjithmonë i drejti triumfon, e atëher, shumica i perkulët pakicës.

Bashkëkombas, bashkë rrugtar të idealit, siç e kemi të mësuar nga z.Haradinaj, i cili gjithmonë thoshte “me deshirë sakirifikohëm për popullin timë”, edhe ne e kemi një sakrific të vogel, por me peshë të madhe, PARANDALIMIN E KRIJIMIT TË SHTETIT N’SHTET.
Dhuna, kurrë nuk ka qenë opsion nga ne, e as që do të jetë ndonjëher, ne jemi Aleanc, e kemi dëshmuar në etapa të ndryshme kohore se çfarë kemi bërë për vendin. Por nuk do të lejojmë asnjëherë, krijimin e shtetit n’shtet!

Do ta mbylli me një thënje te Faik Konicës,
“Nëse jemi të bashkuar, e pamundura bëhet e mundur, nëse jemi të ndarë, e mundura bëhet e pamundur”.

‪#‎BestrimAlijaj‬

Leave a Reply

Your email address will not be published.