Lajmet e fundit
Beyonce dhe Jay Z në kërkim të shtëpisë

Beyonce dhe Jay Z në kërkim të shtëpisë

Beyonce dhe Jay Z janë gati të mbeten pa shtëpi në Los Angeles.

Shtëpia në të cilën ata po qëndronin me qira që nga muaji shkurt është shitur, dhe tani duhet ta lirojnë atë.

Beyonce dhe Jay Z paguanin nga 150 mijë dollarë në muaj për shtëpinë në Holmby Hills, pasi kërkuan një kohë për të blerë një të tillë në Los Angeles.

Duket se ata nuk ishin të interesuar të kunkuronin me blerësin, i cili ka rënë dakord që të paguajë 35.5 milionë dollarë.

Tani raportohet se çifti i famshëm ia ka vënë syrin lagjeve si Beverly Hills, Bel-Air dhe Holmby Hills.

Asgje pos më të mirës për vajzën e tyre Blue Ivy.

Leave a Reply

Your email address will not be published.