KEDS njofton se sot në orët e hershme të mëngjesit ka rënë nga prodhimi njësia B2 e Termocentralit Kosova B e KEK-ut.
Pasi të gjitha proceset në sektorin e energjisë bëhen në pajtim me planifikimet paraprake, kjo ka rënduar furnizimin me energji elektrike, kur dihet se B2 përbën rreth 35 për qind të prodhimit vendor. Pra, rënia e tij ka shkaktuar një mungesë të menjëhershme të rreth 250 megavatë/orë, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
KEDS dhe KEK po angazhohen maksimalisht që kjo situatë emergjente të tejkalohet sa më shpejt. KEDS ka vepruar menjëherë duke siguruar import prej 150 megavatë/orë shtesë, përderisa KEK ka siguruar 100 megavatë/orë të tjerë.
Pra, sasia që e prodhon ky bllok tashmë është e siguruar. Por, fatkeqësisht importi nuk mund të jetë efektiv para 2 orësh për shkak të rregullave ndërkombëtare.
Prandaj, situata pritet të normalizohet në orën 12:00 kur do të jetë efektiv importi dhe nuk do të ketë më reduktime, thuhet në njoftim.