Lajmet e fundit

Bilall Sherifi: Hashim Thaçi perms gënjeshtarve mundohet t’i fsheh dështimet

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi i është kundërpërgjigjur liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, i cili kërkoi që të verifikohet peticioni i opozitës. Sherifi në një shënim në Facebook e ka quajtur gënjeshtar Hashim Thaçin.

Ky është shënimi i plotë:

GËNJESHTRA NË FUNKSION TË FSHEHJES SË DËSHTIMEVE TË TIJ

Në njërën anë vendosmëria e pa lëkundur e Opozitës së Bashkuar, që qeveria të tërheqë marrëveshjet e dëmshme për vendin, si dhe në anën tjetër presioni publik për llogaridhënje për dështimet e tij në politikat e jashtme, në veçanti dështimin për mos anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, e kanë shtyrë Hashim Thaçin që sot të lëshojë gënjeshtrën e radhës, dhe sërish një të madhe, një nga ato që vetëm mendja e tij mund ta prodhojë, se :“Opozita falsifikoi peticionin, një person ka mundur të nënshkruhet 500 deri 600 herë”.

Ai e bën këtë sepse nuk dëshiron të flitet për dështimet e tij, por për gënjeshtrat e tij, pasiqë sipas tij, sa herë që Kosova ka suksese, meritat janë të askujt tjetër, vetëm të tij, ndërsa kur ka dështime përgjegjës janë të gjithë të tjerët përpos tij.

Që nga dështimi për të antarësuar Kosovën në UNESCO, ka kaluar në agresion brutal duke akuzuar të gjithë të tjerët përpos vetes së tij, sepse sipas tij ai është i pagabueshëm, ai i din të gjitha, prandaj kur ai dështon faji është i të gjithë të tjerëvë përpos i tij.

Duke parë mënyrën se si përballet ai me faktet që flasin kundër tij, sidomos me ato për peticionin për marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi dhe UNESCO-n, pashmangshëm më kujtuan artikullin “11 SHENJAT PARALAJMËRUESE SE KENI TË BËNI ME NJË SOCIOPAT”, të Macrina Cooper-Ëhite që e kisha lexuar te Huffingtonpost.de

Sipas autores së këtij artikulli, një sociopat ka një ego të madhe, gënjen, asnjeherë nuk pranon se ka gabuar, ka sjellje të pa përgjegjëshme dhe manipulative etj.

Shpifja e sotme e tij për nënshkrimet e peticionit më së miri spjegohet përmes shenjës paralajmësruese Nr.2, të cilën për lexuesin do ta sjellë të përkthyer në gjuhën shqipe.

Shenja paralajmëruese nr 2: Gënjeshtar dhe sjellje manipulative.

“Sociopatët shërbehen rregullisht me manipullime dhe mashtrime. Pse? “Gënjejnë, sa për të gënjyer. Gënjejnë, thjeshtë për të parë se a do të bien njerëzit pre e gënjeshtrave të tyre. Ata lëshojnë edhe gënjeshtra të mëdha për siç ata thonë “për qëllime të mëdha”

Se cilat janë ato qëllime të mëdha të Hashim Thaçit tanimë të gjithë e dinë. Mbajta e pushtetit me çdo kusht, qoftë duke manipuluar, gënjyer mashtruar etj.

P.S

Artikullin e apostrofuar në këtë shkrim mund ta gjeni në këtë link:

http://www.huffingtonpost.de/2015/06/23/11-anzeichen-dass-sie-mit-einem-soziopathen-zusammen-sind_n_7642856.html

Leave a Reply

Your email address will not be published.