Lajmet e fundit

Bilall Sherifi: Kerry rikonfirmoi mbështetjen e SHBA-së për Kosovën!

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se sekretari amerikan i shtetit John Kerry gjatë vizitës në Kosovë e ka thënë atë që të gjithë e kemi pritur, duke e vendosë në theks të qartë mbështetjen e SHBA-së për Kosovën.

Në një prononcim për “Gazeta Blic” Bilall Sherifi, ka vlerësuar se deklarata e Kerryt e cila ishte në lidhje me zhvillimet e fundit në vend ka qenë për ta ndihmuar Kosovën.

“Edhe komentet, këshillat dhe kritikat që i bëri lidhur me zhvillimet e fundit në vend i shoh në kontekst të përpjekjeve për të ndihmuar Kosovën”, tha Sherifi

Leave a Reply

Your email address will not be published.