Lajmet e fundit

BILD: Spiunët gjermanë vazhdojnë të bashkëpunojnë me shërbimin sekret të Assadit

Sipas të përditshmes gjermane Bild, agjensia gjermane e intelegjencës, përsëri është duke bashkëpunuar me shpërbimin sekret të presidentit sirian Bashar al-Assad. Sipas gazetës ata janë duke shkëmbyer informacione mbi militantët e Shtetit Islamik, transmeton Gazeta Blic.

Bild duke cituar burimet e saj, ka raportuar se agjentët gjermanë kanë udhëtuar rregullisht për në Damask, ku për një kohë të gjatë janë konsultuar me kolegët e tyre sirianë. Sipas të përditshmes gjermane, kontaktete e rinovuara mes BND-së dhe Damaskut për të shkëmbyer informacione në lidhje me militantët, veçanërisht ata të Shtetit Islamik, janë krijuar për të pasur kanal komunikimi në rast të rrëzimit të ndonjë piloti gjerman në Siri. Megjithatë, BND nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me këtë, transmeton Gazeta Blic.

Bild ka raportuar se BDN-në po mendon të ndërtojë një stacion të saj në Damask, ndërsa agjentët potenciale mund të lëvizin edhe ambasadën gjermane, e cila për momentin është e mbyllur. Megjithatë, Ministri i Mbrojtjes në Gjermani, ka përjashtuar çdo bashkëpunim mes forcave gjermane dhe forcave të Assadit.

Ndërkaq, të mërkuren, Merkel u tha ligjvënësve në Bundestag se janë duke u përpjekur për t’i dhënë fund konfliktit katër-vjeçar në Siri, si dhe janë duke u përpjekur që të arrijnë një zgjidhje që nuk ka të bëjë aspak me Assadin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.