Lajmet e fundit

Bild: Ylli i boksit Krasniqi zgjodhi strategji të re

Gjatë mbrëmjes të diel u organizuan disa meçe boksi, ku më e rëndësishmja ishte caktimi i kundërshtarëve për titullin në kategorinë WBO.
Sportisiti Michael Wallisch (30), nga Gjermania, tani duhet të mbrojë titullin WBO, kundrejt Ivica Bacurin (33, Kroaci). Meçi do organizohet në Maritim Hotel, Berlin më 26 janar 2015.
Dita do jetë e veçantë pasi para saj, do ndeshet edhe boksieri shqiptar Haxhi Krasniqi (28) kundrejt Cagri Emrish. Boksieri shqiptar vjen pas dy humbjeve kundër Brahmer dhe Cleverly. Ai tani lufton me kategorinë të mesme të rënda. Sipas tabloidit gjerman Bild, ai ka ndryshuar “strategjinë e luftimit” dhe mund të fitojë.
“Sporti i Boksit ka pësuar shumë ndryshime dhe risi prej humbjes së Klitschkos. Michael Walish është një tip me “koqe”, ai nuk ka frikë. Ai është gjerman, i rëndë dhe i pamposhtur. Ai mund të jetë edhe kampion botëror, Weltmeister”, thotë mes tjerash shefi i SES, Ulf Steinforth.

Leave a Reply

Your email address will not be published.