Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi i është përgjigjur Adem Grabovcit për ofertën që u bëri më herët opozitës, për hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave Serbe. Ai përmes një shënimi në Facebook, ia ka dërguar edhe statutin për këtë asociacion, raporton Gazeta Blic.
Shënimi i plotë:
Adem Grabovci në emisionin ‘Republika’ me Dardan Gashin paska bërë një ofertë “gjeneroze” për opozitën. Ai i paska ofruar opozitës që ajo ta draftojë Statutin e Asociacionit.
Unë, i “ngazëllyer” me ofertën e Grabovcit, pa u konsultuar me askënd nga opozita, fillova punën dhe e “draftova” një “statut” të cilin po ia dorëzoj Ademit.
Në funksion të transparencës totale draftin e statutit po ia dorëzoj Ademit publikisht.
Madje këtë “draft” nuk ka nevojë ta dërgojë as në Gjykatë Kushtetuese sepse sigurisht është në përputhje me kushtetutën.
E tëra që tani i mbetet Qeverisë së Ademit është ta zbatojë atë.
Tani a mund të konsiderojmë se oferta e Ademit dhe “drafti” që unë ia dorëzova e zgjodhën krizën politike?
Tani, pyetni Ademin dhe qeverinë e tij a do ta pranojë draftin e ofruar nga unë, në emër të opozitës pa e pyetur opozitën.
Ky link ju dërgon te teksti i Statutit të Asociacionit.
Ju dëshiroj lexim të këndshëm.
Linku të cilin Sherifi ia dërgoi Grabovcit: http://komunat-ks.net/wp-content/uploads/2011/11/Asociacioni-i-Komunave-t%C3%AB-Kosov%C3%ABs.pdf.