Lajmet e fundit

Billall Sherifili ka një porosi pë Albin Kurtin

Sekretari i partisë Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë se po të ishte në vend të Albin Kurtit nuk do të merrte pjesë në manifestim, pasi sipas tij, Kurti ka dy muaj që po mundohet që të vetëdijesojë qytetarët e Kosovës për pasojat që mund të sjellin dy marrëveshjet ajo e Asociacionit dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Bilalli këto komente i ka bërë në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel ku ka ftuar Policinë e Kosovës që të ndihmojnë në mbarëvajtjen e procesit të manifestimit.

Bilalli duke folur për manifestimin e 28 nëntorit ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për një manifestim paqësorë. Ai nuk la pa komentuar edhe thirrjen e seancën më 30 nëntor duke thënë se kryesia parlamentare përderisa nuk bën përpjekje për të dalë nga kriza po gabon që thërret seancë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.