Nga Granit Hyseni
Shteti i Kosovës po përballet me kriza të shumta ekonomike të cilat janë tejet të vështira për tu menaxhuar dhe se me njëfarë mënyre e kanë ngulfatur vendin. Në botën moderne të biznesit, bizneset e vogla edhe të mesme janë fryti elementar për një stabilitet më jetëgjatë në sferën ekonomike. Sipas shumë ekonomistëve të njohur ndërkombëtar, shkak i kësaj teze është se bizneset e vogla/mesme karekterizohen me një varg arsyesh specifike të cilat janë; Marrje sa më e shpejtë e vendimeve, Fleksibilitet të madh operues, Strukturë e thjeshtë udhëheqëse, Inovacionet si dhe shërben si Burim kryesor për shtimin e vendeve të reja të punës. Ku unë personalisht jam munduar që ti shtjellojë ato në mënyrë sa më të thjeshtë që ndoshta do ti shërbente lexuesit se pse Qeveria duhet të kontribuoj jashtëzakonisht në financimin dhe lehtësimin e hapjeve të sa më shumë bizneseve me mjedis të vogël/mesëm operues.
- Marrje sa më e lehtë/shpejtë e vendimeve; Këtu kemi të bëjmë me një sistem jo të ndërlikuar qeverisës pasi që ndërmarrjet e mëdha apo koorporatat kanë një fluks të madh të marrjes së vendimeve dhe si pasojë mund që këto vendime të jenë katastrofale për firmën dhe jo të detajizuara mirë, ndërsa tek bizneset e vogla dhe të mesme ky koncept është paksa më i filtruar në praktikë si dhe pronari në bashkëpunim me stafin e tij të vogël mund të arrijnë të kenë më shumë afinitet mes vete si dhe të kenë qasje sa më kredibile për zgjidhjen e problemit të caktuar.
- Fleksibilitet të madh operues; Kur flasim për fleksibilitetin në tërësi, nënkuptojmë që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë aftësi sa më konstruktive që të reagojnë ndaj ndryshimeve që mund të ndodhin në tregun e tyre operues. Po ashtu fleksibiliteti mund të jetë si një “refresh” për trurin e biznesit në mënyrë që ti evitojnë sa më shpejtë gabimet e mundshme që rrethojnë biznesin meqë rast i jep biznesit shanse për tu përmisuar tutje. Mbi të gjitha mund të konkludojmë se fleksibiliteti nënkupton ndërrimin e aktiviteteve në valën e ndryshimeve të tregut dhe ri-përshtatje sa më afirmuese në qasjen e kapaciteteve të ndryshimeve të kërkesës.
- Strukturë e thjeshtë udhëheqëse; Kjo pikë njiashtu është e përshtatshme pothuajse për çdo biznes ngase pronari me menaxherin e tij kanë marrëdhënie tejet të brendshme me të punësuarit në firmë ku si shkak mund ti nevojitet firmës që ajo ta ruajë identitetin e saj operues si dhe të krijojë sa më shumë mundësi idesh për daljen nga kriza eventuale poashtu edhe mënyrën sa më të lehtë komunikuese mes tyre që shërben si nocion i liberalizmit konkret. Njëkohësisht ky koncept e ka të ndërthurrur qasjen për marrëdhënie direkte edhe me konsumatorët, furnitorët si dhe me kreditorët e saj.
- Inovacionet; Me një fjalë këtu gjendet pika më kryesore që sot po ju mungon bizneseve operuese në tregun kosovar e që kjo pikë është evidente në paluhatshmërinë e koncepteve vendimmarrëse dhe efektive në qasjen e drejtë menaxheriale. Shumë zbulime në botën moderne janë bërë pikërisht në hapësira të vogla operuese dhe me kalimin e kohës ato janë tranformuar në mjedise më të mëdha shoqërore meqë rast kompanisë i ka krijuar kushte, që me kalimin e kohës të operojë në mjedise sa më të mëdhaja dhe të marrë reputacionin e saj nëpër tregjet lokale,rajonale besa edhe ndërkombëtare. Me fjalë të tjera këtë qasje e përkufizojmë si; Ndërmarrjet e vogla/mesme janë qendra kryesore të iniciativave ku inovacioni është i obliguar të gjejë hapësirë punuese dhe të jetë mjet kyç në jetëgjatësinë e firmës
- Burim kryesor për shtimin e vendeve të reja të punës; Sipas hulumtimeve shkencore mbi botën e biznesit thuhet ndër të tjerash se bizneset e vogla/mesme aplikojnë shkallë të lartë inovacioni, fleksibiliteti dhe adaptimit ndaj çdo ndryshimi që mund të ndodh në rrethinë. Për ti përvetësuar sa më shumë këto dukuri është tejet normale që bizneset të krijojnë kushte punësimi për ekspertë të ndryshëm në mënyrë që të jenë sinjifikantë të suksesit të mëtutjeshëm të kompanisë nëse ajo dëshiron që me kalimin e kohës të transformohet në një ndërmarrje më të madhe. Ku pa dyshim se krijimi i vendeve të reja të punës do të ishte filiza kryesore në aplikimin e inovacionit dhe tregut sa më serioz dhe kompaktibil gjë që i mungon Kosovës mjaft shumë.