I ftuemi i parë në emisionin Rrokum Roll ishte Yll Blakaj zavendëskryetari për Europë, i Rrjetit të Bizniseve shqiptare të Diasporës.
Blakaj tregoi se rrjeti u krijue para 2 vjeteve dhe u shtri në 20 shtete.
“Shqiptaret n’Europe janë integru tepër mirë, ma mirë se popujt tjerë”.
Tue thanë se shkollimi në Kosovë i ka ndihmue shumë, tue mos e dallue nga shkollimi ne Perëndim, Blakaj tha se ndoshta kjo i ka ndihmu me u integrue sa ma lehtë.
Ai tha se firma e tij për dyer e dritare, e cila u themelue në vitin 2001, asht ma e mira n’Austri për nga montimi, por për nga shitja asht mesatare.
“Nuk asht veç zi, s’asht e pamundshme me ba biznis në Kosovë”, tha ai.
“Politika dhe biznisi i kane rrugët e ndame po s’munden pa njana-tjetrën”, tha Blakaj në pyetjen e moderatorit Jupolli se a duhen qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipnisë me pasë strategji për biznise të diasporës në vend, apo duhet vullneti individual.
Simbas tij, “shqiptarët duhet me u vetedijësue që me punue si europianë e jo si shqiptar, se me dy orë punë nuk arrihet asgja”.
“Problemi fillon nga Qeveria, duhet me sigurue politika ma të mira për investime”, tha Blakaj tue diskutue për investimet e diasporës në Kosovë.
Në fund Blakaj tha se asht i gatshëm me investue në Kosovë.