Aktorja Blake Lively ka bërë shaka teksa ka treguar se ajo merr frymëzimin e saj të modës nga një “shejtan” i Disneyt.
Aktorja ka ndarë një fotografi në të cilën dëshiron të duket si një nga imazhet e Disney-t që është “Ursula” nga The Little Mermaid.
“Gjithkush mendon se unë kam qenë e frymëzuar nga princeshat. Sikur ta dinin…”, ka shkruar ajo në profilin e saj.
Blake e veshur në të zezë dhe duke lënë fustanin e saj anash krahëve dhe një fytyrë të ndryshuar, ka dashur që të ngjasojë edhe më shumë në imazhin e Ursulas, transmeton Indeksonline.
Aktorja këto ditë është përfolur si ylli që është dukur më së bukuri në tepihun e kuq të festivalit të Kanës, dhe kjo është vërejtur në të gjitha fotografitë e saj në të cilat ajo shkëlqente.