Këngëtarja Bleona Qerreti i ka dërguar mesazh publik burrit të martuar. Burri i martuar nga Burreli, mjeku Dalip Gjoka, në Zonë e Lirë, ka shprehur edhe një herë dashurinë për Bleona Qerretin. Ajo ka refuzuar të flasë me të direkt në Skype, por në një mesazh që i ka dërguar Arian Çanit, Bleona ka treguar se nuk e refuzon doktorin. “I bëj të fala mjekut Dalip. Unë jam ende shumë e lënduar nga ndarja me Ganiun dhe nuk kam ende vend në zemrën time për një njëri tjetër”, u shpreh Bleona në mesazhin dërguar mjekut të martuar, transmeton Telegrafi. Më tej Bleona shtoi se i dëshiron më të mirat mjekut të martuar nga Burreli, baba i dy vajzave.