Bllokada në Kuvendin e Kosovës ka bërë që kryetari Kadri Veselit, të gjej kohë për aktivitetet jashtë Kuvendit.
Ai kohëve të fundit, ditën po e kalon duke bërë vizita në komuna të ndryshme të Kosovës.
Pas vizitës në Mitrovicë, me ç’rast u takuar me banorë të kësaj komune dhe vizitoi disa biznese, të martën (sot), kryeparlamentari Veseli, ka qëndruar në Fushë-Kosovën, Drenas dhe Skenderaj.
Këto takime sipas zyrës së kryeparlametnarit, kanë për qëllim njoftimin e tij nga afër me nevojat e qytetarëve të këtyre komunave.
Por a janë këto vizita të kryeparlamentarit Veseli, si paralajmërim të shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme, kërkesë të cilën po e kërkon me ngulm opozita e bashkuar.
Kjo bazuar në faktin se një veprim të ngjashëm kishte bërë edhe shefi i Kadri Veselit, Hashim Thaçi, pak para zgjedhjeve të fundit parlamentare të mbajtura me 8 qershor të vitit të kaluar. Në atë kohë, Thaçi në cilësinë e kryeministrit, për çdo ditë bënte vizita nëpër biznese dhe takonte qytetarë të komunave të ndryshme të Kosovës.
Vetëm disa ditë me pas, në pajtim me të gjitha partitë politike, presidentja Atifete Jahjaga, kishte shpërbë parlamentin, duke shpallur zgjedhje të reja.
Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, vlerëson se këto vizita të kryeparlamentarit Veseli kanë dy qëllime.
Sipas tij, Veseli po synon të marrë mbështete sa me të madhe tek qytetarët dhe nëse vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, atëherë ai të fitojë bindshëm.
“Pra ky dy gjera, e para se nëse Thaçi bëhet president, pritet që interesimi i tij (Kadri Veselit) të jetë marrja e postit të liderit të PDK-së, ose përgatitja për vete për të fituar bindshme në zgjedhje”, ka thënë Burjani për ORAinfo.