Blerim Kuçi Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, në fjalën e tij pata qytetarëve të mbledhur në “manifestimin për Republikën” në Prizrenë, ia rikujtoi qeverisë dhe mazhorancës, Nenet e Kushtetutes së Republikës së Kosovës duke e cituar Nenin 1 të saj, ku thuhe se: “Kosova është shtet i pavarur, sovran, unik dhe i pandashem.”
Kuçi vazhdoi, duke ua përkujtuar edhe Nenin 2 të Kushtetutës, se “Sovraniteti dhe integriteti i territorit të Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëem, i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj.” “Sovraniteti dhe integriteti i teritorit te Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm, e i pandashem dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me Ligj”. Sekretari i AAK-së, Blerim Kuqi e potencoj më shumë se njëherë nenin i cili fletë së si është e sanksionuar më kushtetuta mbrojtja e Kosovës dhe e tërësisë territoriale të saj. Duke u shprehur: “Edhe nje herë, mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj. Ne atë po bëjmë dhe nuk e kemi ndërmend të tërhiqemi përballë asnjë presioni”, theksoj në fund të fjalimit të tij Blerim Kuçi Sekretari i përgjithshëm i AAK-së. Transmeton Kosovanews.info