Blerim Latifi, Këshilltar i Kryeparlamentarit Kadri Veseli, i është përgjigjur ish-Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi i cili akuzoi Veselin se i ka mbuluar në mënyrë autoritative muralet në Kuvendin e Kosovës. Latifi ka thënë se Jakup Krasniqi, Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj kanë kaluar afër muraleve për shumë vite e vetëm tash po i bie ndërmend për to.
Ja çfarë shkruan Latifi.
“Me mijëra herë, gjatë disa viteve rresht, baca Jakup, z.Haradinaj, z, Kurti, kanë kaluar afër muraleve të mbuluara në hollin e Kuvendit. Asnjëherë nuk kanë çarë kokën për to, kanë heshtur, i kanë harruar fare e, as nuk kanë dashur të thonë gjysëm fjale për to, janë pajtuar me mbulimin e tyre. Tani u ka ra në mend të shesin patriotizëm me to. Çfarë cinizmi!” shkruan Latifi.