Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka njoftuar se Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më 09.10.2015, me vendim unanim ka vendosur që Blerim Rexha të zgjidhet Kryetar i KSHC-së.
“Blerim Rexha është profesor i asocuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Rexha është emëruar anëtarë i Këshillit Shtetëror të Cilësisë në muajin Mars 2015”, thuhet në njoftimin e agjencisë.
Po ashtu në këtë mbledhje, me vendim unanim KSHC ka vendosur që Lul Raka të zgjidhet zëvendës Kryetar i KSHC-së.
Raka është profesor asistent në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës”Hasan Prishtina” dhe është emëruar rishtazi anëtarë i Këshillit Shtetëror të Cilësisë.
Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka shprehur falënderimin për kryetaren e mëparshme të KSHC-së, Ferdije Zhushi për kontributin e dhënë në themelimin dhe konsolidimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim. /Zëri