Vijnë nga i njejti rajon dhe kanë të njejtat bindje politike. Dy deputetet nga Drenica, Ganimete Musliu dhe Blerta Deliu janë pjesë e PDK-së. Brenda një kohe të shkurtër rastisi të jenë edhe në të njejtën studio televizive dhe për koencidencë të ulen edhe në të njejtën karrige. Por cka i bënë ato që të konkurrojnë njëra tjetrën? Një ditë me parë, sic raporton Magazina.al, Ganimete Musliu ishte në emisionin Info 3 live në RTK dhe dëshmoi, përmes flamurit kombëtar të dizajnuar në thonjë, ndjenjën patriotike që shtohet edhe më shumë gjatë festave të nëntorit.
Pas 24 orëve, Blerta Deliu e ftuar në të njejtin emision, shfaqi edhe më shumë patriotizmin duke u veshur e tëra kuq e zi.
Një lexuese e Magazina.al ka dërguar në redaksi fotografi nga dy emisionet duke e cilësuar si garë mes deputetve ekspozimin e ngjyrave kombëtare.
Ku ka më mirë që mes deputetëve të ketë konkurrencë për të mbrojtur vlerat kombëtare.