Lajmet e fundit

Blerta Deliu- Kodra: MSA-ja, hap i rëndësishëm për Kosovën, veprimet e opozitës, të papranueshme

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu- Kodra, vitin që po shkon e ka quajtur një vit të “sfidave”. Sipas saj, gjatë këtij 365 ditëshi, ka pasur veprime të cilat e kanë dëmtuar imazhin e shtetit.

“Viti 2015 ishte vit i sfidave të shumta. Skena politike kosovare këtë vit u përball me veprime, të cilat nuk ishin të zakonshme, veprime të cilat dëmtuan rëndë demokracinë edhe ashtu të brishtëtë institucioneve të vendit, dëmtuan imazhin e një shteti të ri në arenën ndërkombëtare”. ka thënë ajo në një prononcim për Gazetën Blic.

Ndërsa më tutje, deputetja e Kuvendit, ka vlerësuar se një veprim i mirë për Kosovën, ka qenë nënshkrimi i MSA-së, përderisa veprimet e partive opozitare i ka quajtur si jo të pranueshme.

“Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është hap i rëndësishëm për të ardhmen e qytetarëve të këtij vendi. Veprimet e fundit të opozitës janë të papranueshme, prandaj dua të besoj shumë se opozita do të kthehet në kuvend, bashkë me argumentet dhe pamjet e mujave të fundit të dhunës e gazit lotsjellës, të mos jenë pjesë e agjendës politike të opozitës”, ka deklaruar ajo.

Përkundër që deputetja e PDK-së nuk është pajtuar me veprimet e opozitës, ajo përpos Justina Pulës, epitetin e figurës pozitive për vitin 2015, ia ka vënë edhe deputetit opozitar nga Vetëvendosje, Ilir Dedës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.