Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu e ka komentuar bllokimin e Senacës së Kuvendit, gjë e cila ndodhi sot pak minuta pas orës 10 të mëngjesit.
Ajo nëpërmjet një fotografie të postuar në faqen e saj zyrtare, në facebook, ku shihen anëtarët e partive opozitare në këmbë, ka shprehur mllefin dhe dufin e saj, karshi kësaj situate.
“Çka me i thanë kësaj pune? No comment”, ka shkruar Deliu/ Gazeta Blic