Tendenca për ta bllokuar Kuvendin e Kosovës është qasje e gabuar e opozitës sepse në këtë formë vetëm po i krijon armiq vetvetes.
Nëse ndodhë ndërhyrja e sigurimit për të krijuar kushte pune atëherë vendi rrezikon seriozisht të rrëshqasë drejt tensionimit të situatës.
Të paktën këto janë vlerësime të njohësve të çështjeve politike, të cilët vlerësojnë se vendi tashmë është future në një krizë të re parlamentare.
Analisti politik, Artan Muhaxhiri e vlerëson si bllof paralajmërimin e Veselit se do të punojë në bazë të Rregullores së Punës së Kuvendit.
Edhe njohësi tjetër i çështjeve politike Donik Sallova thotë se raporti i pozitës me opozitën do të sjell paralizë në Kuvend.