Lajmet e fundit
Blomeyer: Zgjedhjet treguan një demokraci të vërtetë në Kosovë

Blomeyer: Zgjedhjet treguan një demokraci të vërtetë në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Peter Bloomayer ka theksuar se zgjedhjet lokale treguan një demokraci të vërtetë në Kosovë. Ai tha se sipas pikëpamjes kushtetuese në këto zgjedhje nuk ka pasur çështje kontestuese, përveç veriut që sipas tij është normale.

Përfaqësuesi diplomatik i Gjermanisë në Kosovë, ambasadori Peter Bloomayer vlerësoi punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me rastin e prezantimit të planit strategjik të Gjykatës Kushtetuese për vitet 2014 -2017. Ai tha se pjesë e punës së Gjykatës janë edhe vendimet që marrin e të cilat i ndjejmë edhe në praktikë, duke marrë shembull zgjedhjet dhe dialogun me Serbinë.

“Një shembull i tillë janë zgjedhjet që sapo i kaluam që i dhanë një kahje pozitive zhvillimit demokratik të Kosovës dhe ju nuk keni dëshirë të ktheheni më mbrapa . Një shembull tjetër është dialogu me Serbinë që shtron rrugën tuaj për në Evropë”, tha ai.

Në këtë kuadër Bloomayer vlerësoi punën e Gjykatës Kushtetuese për vendimin në lidhje me ligjin për amnisti, që sipas tij ka bërë një balancë, duke vërtetuar besimin për drejtësi dhe barazi në këtë vend. Ndërkohë duke mos dashur të flas në cilësinë e kryetarit të Gjykatës Kushtetutës, për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, por në cilësinë e qytetarit, Enver Hasani tha se këto zgjedhje janë një shembull i mirë dhe për lakmi.

“Mund të flas vetëm si qytetar, kemi pasur shumë diskutime të brendshme dhe kemi qenë me merak se mos po na del punë, megjithatë mesa unë kuptoj dhe kolegët del që çështja e zgjedhjeve nuk do të prodhojë ndonjë mosmarrëveshje kushtetuese kështu duket, dhe si qytetar po them se është për lakmi sepse nuk a pasur kontestime dhe ajo ka rëndësi, përjashtim në veri dhe ajo është normale pas asaj gjendjeje 14 vjeçare ti doemos duhet të pritet një riintegrim më i ngadalshëm se sa që mendojmë ne, por në pikëpamje kushtetuese un them se janë për lakmi”, vlerësoi ai.

Këto komente u bën gjatë prezantimi të planit strategjik të Gjykatës Kushtetuese për vitin 2014-2017, i cili është përkrahur nga GIZ Deutche Gesellschaft fur internacionale Zusammenarbeit

Leave a Reply

Your email address will not be published.