Gjatë një takimi që po mban në Bibliotekën Kombëtare, shkrimtari i njohur shqiptar, Ben Blushi, ka dhënë vërejtje për mënyrën e protestës që po përdorë Opozita në Kuvend.
Blushi i thotë deputetes së Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosja, Shqipe Pantinës, se ai ka jetuar 8 vjet në Opozitë, por që asnjëherë nuk do të shkonte me gaz lotsjellës në Kuvend.
Blushi gjithashtu thotë se ka respekt për Vetëvendosjen, por që nuk e kupton se si guri e gazi të jenë element i një partie politike.
Ai thotë se Vetëvendosje ka çfarë t’i jep Opozitës në Kosovë e cila i ka dhënë shumë deri më tani, por që duhet hequr dorë nga këto metoda. Duke treguar se ish-liderin e VV-së Albin Kurtin, ka mjaftë respekt, por ka kujtuar se, si i tillë, ai e ka vendin në politik e jo të bëhet martir.