Ndërkombëtarët të distancohen nga pushtetarët e inkriminuar
Partitë e mëdha duhet të japin llogari për degradimin e shtetit
Mbështetja e vazhdueshme e bashkësisë ndërkombëtare për klasën politike të korruptuar po ndikon negativisht në luftimin e krimit të organizuar dhe shkapjen e shtetit
Vetë faktet, sipas të cilave zyrtarët ndërkombëtarë po adresojnë kritika të ashpra kundër krimit dhe korrupsionit në shtetin e Kosovës, një shtet që po qeveriset tash e 16 vjet me dominim kryesor të dy subjekteve politike edhe në koalicionin aktual qeverisës, PDK dhe LDK, sipas analistëve politikë determinon një nevojë urgjente të ndërhyrjes së shpejtë të faktorit ndërkombëtar, me fillimin e distancimit të shpejtë nga partitë e mëdha në pushtet, në mënyre që të fillojë lufta e vërtetë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky opinion i analistëve arsyetohet me vetë faktin se janë këto parti që udhëhoqën vendin deri më sot që shquhen për afera korruptive. Analisti politik Faik Krasniqi, thotë se shteti i Kosovës nuk është akoma shtet funksional me sundim më të fuqishëm të rendit e ligjit, pa krim të organizuar dhe pa korrupsion, sepse ka një klasë politike të inkriminuar që ka kapur shtetin. “Pra, bashkësia ndërkombëtare po të kishte dashur që Kosovën ta bëjë një shtet serioz dhe ligjor, deri më tash ishin distancuar nga ky pushtet i korruptuar dhe kriminal, e jo të lejojnë që gjendja në Kosovë të vijë deri në këtë pikë kritike dhe të kapet nga mafio-politika.”, theksoi Krasniqi…