Para ndërtesës së ashtuquajtur “Vampirusha” në veri të Mitrovicës në orën 3 e 20 të mëngjesit është hedhur një bombë, e cila dyshohet të jetë granatë dore.
Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se janë dëmtuar tetë automjete të cilat kanë qenë të parkuara para kësaj ndërtese.
Policia e Kosovës ka dalë në vend të ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetime por, deri më tani nuk kanë konfirmuar asgjë për këtë rast.