Lajmet e fundit

Bora e madhe e lë pa rrymë një pjesë të Drenicës

Reshjet e mëdha të borës që kanë mbuluar vendin përveç vështirësive në komunikacion, ka shkaktuar telashe edhe në rrjetin elektrik.

Rajoni në të cilin më së shumti ka pasur probleme, është Drenica, njofton Klan Kosova.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala.

Ai ka thënë se probleme ka pasur në lagjen “Drenasi 3” në Drenas, pastaj në Llapushnik, por që është sanuar problemi për pak kohë. Kurse probleme ka pasur Qirez.

Buzhala ka thënë se prishjet janë të vogla, kurse ekipet janë në terren në mënyrë që t;i furnizojnë konsumatorët me energji elektrike.

Se probleme kanë pasur me rrymë në Drenas, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i kësaj komune, Bekim Dobra. Ai ka thënë  se kjo komunë ka mbetur e tëra në terr për nj kohë të shkurtër, por që më pas është evituar problemi.

Edhe Dobra e ka përmendur se në lagjen “Drenasi 3”, ka më shumë probleme

Leave a Reply

Your email address will not be published.