Lajmet e fundit

Bora ndalet sot, temperatura të ulëta gjatë gjithë javës

Sipas parashikimit të motit për fundjavë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, reshjet e borës që filluan gjatë natës të së premtes do të ndërpriten sot, por temperaturat minimale dhe maksimalet do të jenë në vlerat negative pothuaj gjatë gjithë javës.

“Sipas parashikimeve të fundit, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion stabil atmosferik duke vazhduar gjatë javës që këto masa të shënjonë vlera të mbinormales barike dhe si pasoj e kësaj gjendje nuk pritet të ketë temperatura shumë të ulëta, meqë gjatë rrugëtimit të këtyre masave me origjinë siberiane është zbehur fuqia vepruese e tyre, prandaj minimalet pritet të zbresin nga -13 deri -16 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale gjatë kësaj jave pritet të lëvizin nga -3 deri 2 gradë Celsius. Shtypja atmosferike në fundjavë do të rritet dhe si rezultat i saj do të rriten temperaturat minimale”, thuhet në komunikatë.

Shtypja atmosferike në fundjavë do të rritet dhe si rezultat i saj do të rriten temperaturat minimale, që si rezultat do të thotë, sipas IHMK-së, një javë e ftohtë dhe me ngrica, të enjten mundësi të vogla për reshje të dobëta bore. Era do të fryjë në dy drejtime, juglindje dhe veriperendim me shpejtësi 1-6m/s.

Sasia më e madhe e borës u shënua në Ferizaj 42cm, në Gjilan 18cm, Prishtinë 30cm, Podujevë 17cm, Gjakovë 28cm, kurse Peja me vetëm 7cm. Në viset malore trashësia e borës ka arritur mbi 60cm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.