Lajmet e fundit

Bordi dhe menaxhmenti i SHSKUK-së dyshojnë për parregullsi në tenderin milionësh të këtij institucioni

QKUKBordi i Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) ka ngritur dyshime për shumë parregullsi në tenderin për pastrim, i hapur nga ky institucion.
Përveç Bordit, edhe drejtori i ShSKUK-së, Curr Gjocaj, ka pranuar se për këtë tender ka dyshime që duhet të sqarohen, shkruan sot Koha Ditore.
Dy javë pas raportimit të gazetës se në tenderin “Pastrimi i hapësirave spitalore” janë përzgjedhur kompanitë fituese me çmimet më të shtrenjta, ndërsa janë eliminuar ato me çmime me të lira, Bordi dhe menaxhmenti i QKUK-së kanë kërkuar llogari nga prokurimi për mënyrën se si është proceduar ky tender.
Drejtori i ShSKUK-së, Curr Gjocaj, ka thënë se përveç që ka lexuar në media, për tenderin ankesat i kanë ardhur edhe nga baza.

Leave a Reply

Your email address will not be published.