Lajmet e fundit

Bordi i ri kthen Gjelosh Vatajn në krye të Ujësjellësit

Bordi i ri i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ka marrë vendim që Gjelosh Vataj të rikthehet në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Ujësjellësit “Prishtina”.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet Ujësjellës “Prishtina” përmes një komunikate ku thotë:

“KUR’Prishtina’ njofton opinionin e gjerë publik, se sot më 13 nëntor 2015, e premte, Bordi i Drejtorëve të kësaj kompanie, në mbledhjen e radhës të mbajtur sot në drejtorinë e KUR”Prishtina” sh.a. shfuqizoi vendimet e Bordit të kaluar të Drejtorëve, vendime që janë marrë më datë 17 dhe 18 gusht 2015.

Vendimi i datës 17 gusht 2015, kishte të bënte me shkarkimin e z. Gjelosh Vataj nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të KUR’Prishtina’, derisa vendimi i ditës së sotme 13 nëntor 2015 i marrë nga Bordi i Drejtorëve e rikthen z. Gjelosh Vataj në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të KUR’Prishtina’ sh.a.”

MZHE, si mbikëqyrëse e punës në ujësjellës i kishte rekomanduar bordit në largim që të ndryshojë vendimin dhe Vatajn ta kthente në krye të detyrës, por një gjë e tillë është mohuar nga bordi i kaluar, duke injoruar kështu edhe vendimet e MZHE-së.

Qeveri ka zgjedhur Amir Gashi kryesues, Shuajb Mehmeti, Ilir Rexhepi, Hasan Zeqiri, Ardian Syla dhe Driton Gërxhaliu, anëtar të Bordit të kompanisë Rajonale Ujësjellësi Prishtina.

Leave a Reply

Your email address will not be published.