Lajmet e fundit

Bosi i naftarëve merr tender nga BQK-ja (DOKUMENT)

Zyra e Prokurimit e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), i ka dhënë tender Kryetarit të Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjanit, i cili ka lidhje të afërta me kryeministrin aktual Isa Mustafën.

Në një dokument të siguruar nga redaksia, shihet se Banka Qendrore e Kosovës i ka dhënë kompanisë “Dilloni Benz”, pronar i së cilës është Berjani,  tenderin “Rezervimi i sallës për aktivitete sportive”.

Bazuar në dokumentet e siguruara shihet se në këtë proces të prokurimit ka aplikuar vetëm kompania e Kryetarit të Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, ku dhe është shpërblyer me tender.

Për një orë shfrytëzimi të sallës, Banka Qendrore e Kosovës do ti paguaj Fadil Berjanit 25 euro. /INFOKUSI.COM/12

Leave a Reply

Your email address will not be published.