Anëtarët e një grupi islamik radikal, të cilët u arrestuan nga policia gjatë kësaj jave në Sarajevë, kishin planifikuar një sulm vdekjeprurës në qytet më 31 dhjetor, deklaroi prokurori boshnjak, Dubravko Kampara.
Prokuroria vendosi dje të kërkojë arrest me burg për tetë nga 11 të arrestuarit më 22 dhjetor, ndërkohë që gjykata pranoi këtë kërkesë.
Sipas Kapmapras, ka dëshmi që tregojnë se të arrestuarit kishin planifikuar sulme, ku mund të vriteshin mbi 100 persona.