Lajmet e fundit

Bota është në ankth. Por për Isa Mustafën, Kosova, është vend i sigurt!

Edhe një pikanteri nga Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i cili ka deklaruar se qytetarët e Kosovës janë të sigurt edhe pse sulmet terroriste nuk po bëhen vetëm në vende të caktuara por janë bërë një problem global.

Për këtë arsye, Mustafa tha se Qeveria e Kosovës ka bërë edhe strategjinë kundër terrorizmit, ku organet kompetente po mbajnë aktivitete kundër terrorizmit, transmeton kp.

Ai tha se të gjithë duhet t’i mbajnë sytë hapur që në asnjë pjesë të botës por as edhe në Kosovë të mos ndodhë një gjë e tillë.

Mustafa përsëri ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat në Paris.

Ky konstatim i Isa Mustafës duket më tepër se i çuditshëm kur dihet se sot bota ndjehet sikurse me sulmet e 11 Shtatorit në New York. Por kjo duket që Isës s’i bën edhe aq përshpytje!

Leave a Reply

Your email address will not be published.