Lajmet e fundit

Brahimaj: Dikush nga LDK-ja ka gjuajt në drejtim të Albulenës e sulmuesi ësht i lirë

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, duke polemizuar me deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka thënë se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e preu në besë opozitën, kur i ftoi në seancën plenare.

Brahimajt ka thënë se Veseli ka thyer besën pasi kishte ftuar të merrnin pjesë në Kuvend deputetët me masën e sigurisë “arrest shtëpiak” e të cilët më pas u arrestuan dhe u dënuan me nga një muaj burgim.

Ai shtoi se kështu ndodhi me deputetët e Vetëvendosjes Fisnik Ismaili dhe Faton Topalli.

Deputeti i AAK-së, gjithashtu ka thënë se janë duke u marrë masa selektive për deputetët e Kosovës.

Ai gjatë emisionit ka thënë se deputetja Albulena Haxhiu nuk ka hedhur gaz lotsjellës dhe është dënuar me 30 ditë burgim, derisa ka përmendur rastin kur ajo është sulmuar me gotë të qelqtë, sipas Brahimajt, nga njëri prej deputetëve të LDK-së.

“Këtu ka diktaturë. Albulena nuk ka hedhur gazë dhe është dënuar me 30 ditë burgim. Ajo është sulmuar me gotë të qelqit. Dikush nga LDK-ja ka gjuajt në drejtim të Albulenës. Ajo u arrestua ndërsa ai që e sulmoi nga LDK-ja nuk u arrestua”, ka thënë Lahi Brahimajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.