Lajmet e fundit

Brezovica i ‘sakaton’ qytetarët me çmime

Brezovica vazhdon të jetë njëra ndër vendet më të pëlqyera të vizitorëve dhe adhuruesëve të skijimit. Mirëpo ajo çka po i shqetëson e në shumë raste edhe po i kufizon qytetarët që ta vizitojnë këtë vend, janë çmimet e larta.

E së fundmi është shtuar edhe një problem tjetër, është ai i transportit pasi që pothuajse të gjithë qytetarët dhe autobusët janë të detyruar të ecin 1 orë e gjysmë në këmbë ose të paguajnë taksit të cilët kërkojnë nga 3 euro deri në pikën e skijimit.

Në një prononcim për Kosovanews, një qytetare nga Prishtina, Nora Raçi ka thënë se para dy ditëve ishte në Brezovicë dhe është habitur me çmimet e larta atje, ajo madje është ankuar edhe për punen e transportit.

“Vetëm para dy dite së bashku me shoqëri vendosëm që të kalojmë një ditë vikendi në qendrën e skijimit të Brezovicës, e para gjë që patëm problem ishte rruga pasi që Policia nuk e ka lejuar autobusin të na dërgojë deri në pikën për ku ishim nisur dhe kishim paguar, duke na detyruar të ecim një orë e gjysmë këmbë. Por pasi që ishtee shumë larg u detyruam të marrin një taksist që ishte serb dhe paguam 3 euro”, ka thënë Raçi.

Në anën tjetër Dren Fejza, një tjetër qyetarë dhe vizitorë i Brezovicës ka thënë gjithashtu që çmimet janë të pa arsyeshme tu pas parasysh edhe buxhetin e Kosovës. Ai ka thënë ndër të tjera që edhe çmimet në restorante vijonte tarifa të larta.

“Vërtetë çmimet atje janë shumë të larta dhe nuk përkojnë aspak me buxhetin e Kosovës. Të pish një çaj kushton 1 euro ose 1 euro e gjysmë gjë që më duket absurde. Teliferiku për vetëm një person kushton 5 euro e kjo nuk besojë që ka ndonjë logjikë”, është shprehur ai./Kosovanews/

Leave a Reply

Your email address will not be published.