Lajmet e fundit

Brigada “137 Gjakova” e UÇK-së : Kusari- Lila po organizon në mënyrë selektive ceremonitë për dëshmorët

Brigada “137 Gjakova” e UÇK-së Z.O.D ka reaguar ndaj Kryetarës së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila, pasi siç thotë ajo, Kryetarja po organizon ceremonitë për t’i përkujtuar dëshmorët, vetëm për disa persona, por jo për të gjithë.

Brigada “137 Gjakova” e UÇK-së Z.O.D, ka thënë se duhet të ndalen ndasitë mes krahinave, fshatrave e qyteteve.

Ja reagimi i tij  i plotë:

Brigada “137 Gjakova” e UÇK-së Z.O.D

Ne veteranët dhe invalidët e UÇK-së të Brigadës”137 Gjakova” reagojmë ashpër ndaj kryetares së Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila e cila po organizon në mënyrë selektive ceremonitë përkujtimore të dëshmorëve të UÇK-së.

Të indinjuar nga këto akte përçarëse, ia kujtojmë zonjës kryetare se dëshmorët kanë rënë në beteja çlirimtare nëpër tërë Kosovën, nga vende të ndryshme, duke përfshi edhe Betejën e Çabratit në qytetin tonë, pra për bashkimin e shqiptarëve.

Komuna e Gjakovës duhet të ndërprejë ndasitë e të ndërprejë përkujtimet dhe çmimet në mënyrë selektive, sepse këto thellojnë krahinarizmin dhe ndasitë që si duket dikush dëshiron t’i thellojë në emër të pushtetit.

Qytetaria konsiderohet si shërbim që ia bëjmë atdheut, e jo shërbim i ndarë në lagje, periferi e fshatra. Ky reagim bëhet sot në përvjetorin e dëshmorit Sadedin Shehu dhe ne kërkojmë që nga sot e tutje të mos ketë ndasi, sepse dëshmorët ranë për bashkim, është e papranueshme nga Ne ky akt perçarës që po udhehiqet nga Komuna jonë.

Brigada “137 Gjakova” 19.11.2015

Leave a Reply

Your email address will not be published.