Ashtu siq jemi të njoftuar të gjithë se me datën 28 Nëntor në ora 14:00 , do të mbahët manifestimi madhor i organizuar në mbrojtjen e sovranitetit dhe Republikës , Brigada”137 Gjakova” e UÇK-së , e njoftonë opinionin e vetë se janë të një mendimi me opoziten dhe bëjnë thirrje publike që ti mbeshtesin me datën 28 Nëntor në Sheshin Zahir Pajaziti në ora 14:00 .
Për më shumë ne ju sjellim deklaraten nga Brigada “137 GJAKOVA” e UÇK-së të dërguar në redaksinë e Kosovanews.info :
N J O F T I M
Brigada “137 GJAKOVA” e UÇK-së
Të Nderuar veteranë, invalidë lufte e familje të dëshmorëve, qytetarë të Kosovës, ju ftojmë që me 28 Nëntor, e Shtunë nga ora 14:00 të merrni pjesë në manifestimin e madh të organizuar në mbrojtje të sovranitetit dhe Republikës. Jemi dëshmitar të provokimeve të fundit nga struktura ilegale serbe por edhe nga vizitat e komandantëve të ushtrisë serbe që janë përgjegjës për krimin. Kosova jonë ka përjetuar rëndë luftën dhe nuk mund ta pranojmë ndarjen etnike nëpërmes Asociacionit të Komunave serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi ku na mirret territor për të cilët kemi luftuar dhe derdhur gjak.
Djersa jonë, gjaku i dëshmorëve na obligon të gjithëve që ta mbrojmë Republikën, kjo thirrje është për bashkim!
Kundër ketyre marrëveshjeve; Marrëveshja për Demarkacionin dhe krijimin e Zajednicës, NE të gjithë, duke marr me vete edhe familjarët, do të manifestojmë kundërshtimin tonë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Me nderime:
Këshilli i Brigadës “137 Gjakova” – Gjakovë