Reagim i Brigades 137 Gjakova e UÇK-së: Gjuha e fyerjes , shfaqje e urrjetjes joracionale .
Fyerjet e ditëve të fundit drejtuar ish Komandantit të Z.O.D dhe Kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj nga Mustafa dhe agjutanti I tij Muhaxheri, e shfaqin gjuhën e urrejtjes ndaj vlerave të luftës kombëtare. Kjo gjuhë assesi nuk duhet të pranohet e as të arsyetuar. Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, vazhdon të mbjell kinse duke e favorizuar partinë e tij të edhe ashtu të degraduar të mësuar që vetëm me urrejtje ndaj vlerave të luftës dhe viktimizimit fals të synojnë arritje elektorale. Kjo fyerje, përveç se përbën gjuhën e shpifjes drejt UÇK-së gjë që sanksionohet me ligjet në fuqi është edhe një racizëm verbal i Kryetarit në fjalë. Ne si Veteranë të Brigadës 137 Gjakova të UÇK-së, e dënojmë ashpër këtē deklaratë fyese të Kryetarit të Komunës së Pejës. Këto shpifje nënçmuese, mohuese dhe degraduese duhet të përfundojnë duke u dënuar nga ligji. Veteranë do të mbrojmë më gjdo kusht çdo frymë dhe sakrificë, vlerat më sublime të kombit. Veteranët e Brig.137 Gjakova të UÇK-së