Lajmet e fundit

Britania e Madhe: Anëtarësimi në UNESCO dhe dialogu, çështje të ndara

Tashmë ka filluar mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s, ku pritet të diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në këtë agjenci.

Momentalisht po debatohet nëse duhet të diskutohet për pranimin ose jo të Kosovës në UNESCO, apo nëse duhet të shkohet direkt në votim. Përkrahësit e Kosovës po deklarojnë se kjo çështje nuk ka nevojë për debat, por duhet të shkohet direkt në votim.

Përfaqësuesit e shtetit serb po kërkojnë që diskutimi për Kosovën të shtyhet për sesionin e radhës, për siç theksojnë t’i jepet hapësirë dialogut.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Britanisë së Madhe. Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe theksoi se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO dhe dialogu i Kosovës dhe Serbisë në Bruksel janë dy çështje të ndara. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.