Prokurorët belgë besojnë se kanë gjetur se ku janë fshehur xhihadistët pas sulmeve të Parisit, ku mbetën të vrarë 130 njerëz.
Në një apartament në Schaerbeek, policia ka gjetur gjurmë të eksplozivëve, ndërsa janë identifikuar edhe gjurmët e gishtave të të arratisurit Salah Abdeslam.
Apartamenti ishte marrë me qira nën identitet të rrejshëm, transmeton Gazeta Blic, ndërsa BBC raporton se i njejti apartment është përdorur nga një person që gjendet në paraburgim.
Gjatë sulmeve në Paris, në nëntor të viti të kaluar mbetën të vrarë 130 njerëz.